Fikja e sinjalit të News24, shoqatat e gazetarëve paralajmërojnë protestë

Gazetarë, aktivistë dhe qytetarë do të protestojnë të hënën, më 11 gusht 2025, në orën 12:00, përpara godinës së Focus Media Group, në shenjë solidariteti me punonjësit e medias dhe në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Protesta vjen pas fikjes së sinjalit të News24 dhe rrethimit me forca policie të redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, një veprim që organizatorët e cilësojnë si “alarm të fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri”.

“Nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, por një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari,” thuhet në deklaratë.

Njoftimi i protestës:

Të nderuar kolegë, aktivistë dhe qytetarë,

Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.

I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.

Në shenjë solidariteti me kolegët tanë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë, ftojmë gazetarë, organizata dhe çdo qytetar që beson në demokraci të bashkohen me ne në protestë:

E hënë, 11 gusht 2025

Ora 12:00

Përpara godinës së Fokus Media Group

Demokracia vdes në errësirë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top