FIFA përgënjshtron Telegraph, Infantino ngel në ‘klasë’ kartonin blu: “Absolutisht kundër”

Gianni Infantino e hedh poshtë plotësisht idenë e futjes së kartonit blu për përjashtimin me kohë. Presidenti i FIFA-s foli në kanalet e tij të mediave sociale në prag të asamblesë së përgjithshme të Ifab, duke marrë një qëndrim shumë të qartë: “Dua të jem i qartë: kartoni i kuq për idenë e një kartoni blu – tha në Instagram –. Nuk do të ketë karton blu në nivel elitar, kjo është një temë inekzistente për ne, FIFA është absolutisht kundër kartonit blu”.

Pak javë më parë, anglezët e Telgraph kishin nisur zërat se ishte i pashmangshëm futja eksperimentale e kartonit blu, për të ndëshkuar protestat e tepërta apo faullet taktike jo të rrezikshme me një përjashtim 10-minutësh. Eksperimentimi, sipas gazetës britanike, duhet të niste nga FA Cup sezonin e ardhshëm. Por FIFA shpejtoi ta mohonte atë, duke folur për “lajme të gabuara dhe të parakohshme”. Infantino madje sugjeroi se do të mbështeste vetëm teste në nivel amator apo te të rinjtë.

ASNJË ZËVENDËSIM I PËRKOHSHËM PËR LOJTARËT ME TRONDITJE CEREBRALE
Infantino ka qenë kategorik edhe për një temë tjetër, atë të zëvendësimeve të përkohshme të tronditje cerebrale: “Nuk do të fusim zëvendësime të përkohshme për tronditje cerebrale. Ajo e tronditjeve është një temë e rëndësishme për ne. Kemi investuar shumë para, ndaj kemi përvojë në këtë sektor që më pare nuk e kishim. Mjekët thonë se është thjesht e pamundur në pak minuta të përcaktohet nëse ka pasur një tronditje cerebrale dhe nëse është e rëndë apo jo. Kjo është arsyeja pse, në rast të një tronditjeje të dyshuar, lojtari duhet të zëvendësohet. Nëse duam të shqetësohemi për shëndetin e lojtarit, atëherë lojtari duhet të largohet dhe një lojtar tjetër duhet të hyjë. Fundi i historisë”.

Diçka më përfundimtare do të dalë në fund të kongresit, të planifikuar për sot, e shtunë 2 mars.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top