FIFA: Do të forcojmë rregullat për Botërorin 2026

FIFA po mendon të përforcojë pushtetin e arbitrave në prag të Botërorit të futbollit të kësaj vere për të frenuar mbajtjet mes futbollistëve dhe rrëmujën në zonën e penalltisë sidomos në goditjet standarde.

Objektivi është të garantohet më shumë rregull në situatat më kaotike me një linjë më të ashpër që iu është komunikuar tashmë trajnerëve të 48 skuadrave pjesëmarrëse të turneut. Sipas asaj që publikon e përditshmja britanike ‘The Times’, përgjegjësit arbitrarë po diskutojnë edhe mundësinë e sanksionimit më të rëndë të skuadrave që bllokojnë e mbajnë nga fanelat gjatë goditjeve të këndit apo goditjeve të dënimit.

Mes hipotezave është edhe ajo e akordimit të një goditje dënimi në favor të skuadrës sulmuese nëse goditja e këndit çohet dëm nga një faull më i hershëm. International Football Association Board (IFAB), organi që vendos të modifikojë rregullat e lojës, do të diskutojë këtë temë në një perspektivë të gjatë, por nuk do të mund të përfshijë ndryshime përpara turneut.

Nga ana e daj FIFA dëshiron që të ndërhyjë në kohë për të evituar që faza finale e Botërorit të kushtëzohet nga episdode kontroverse. Trajnerët e kombëtareve kanë marrë sqarimet për interpretimin që arbitrat do të bëjnë; tolerancë e reduktuar ndaj bllokimeve të portierëve dhe më shumë ashpërsi në rrëmujërat gjatë goditjeve standarde./ tch

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top