Fier, tokat bujqësore ende nën ujë

Qarku i Fierit vijon të përballet me pasoja nga reshjet e fundit. Tokat bujqësore mbeten ende të përmbytura, ndërsa prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në rritje. Ujërat kanë dalë nga shtrati në disa zona, por brenda argjinaturave.

Akset rrugore janë të kalueshme, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal, dhe hidrovoret janë në gatishmëri të plotë. Në fshatin Ferras, pas tërheqjes së ujërave, vijojnë punimet e strukturave të Bashkisë Fier.

Autoritetet po monitorojnë situatën në lumenjtë, duke marrë parasysh edhe shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës.

Deri tani, situata paraqitet si më poshtë:

Rrugët: Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
Energjia dhe uji: Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm funksionon normalisht.
Hidrovoret: Janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.
Lumi Vjosë: Prurjet janë në tendencë uljeje, ndërsa vazhdon tërheqja e ujërave nga tokat bujqësore të përmbytura.
Lumenjtë Seman dhe Shkumbin: Prurjet janë në tendencë rritjeje; në disa zona ujërat kanë dalë nga shtrati, por brenda argjinaturave.
Fshati Ferras: Pas tërheqjes së ujërave, vijojnë punimet në terren nga strukturat e Bashkisë Fier.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në zonat pranë lumenjve dhe tokave të përmbytura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top