Fier/Shtohen rastet me fruth, mjekët: Vaksinojini fëmijët, jo shkaktar i autizmit

Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme në vendin tonë. Në qytetin e Fierit, vetëm gjatë muajit mars janë evidentuar 9 fëmijë të prekur, pjesa më e madhe e së cilëve nuk e kanë kryer vaksinën kundër këtij virusi.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi bën të ditur se një vatër infeksioni ka shpërthyer në një nga kopshtet e këtij qyteti, ndërsa u bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët. Mjekja gjithashtu u bën apel të gjitha institucioneve arsimore të mos regjistrojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen faktor në transmetimin e viruseve të ndryshme te fëmijët e tjerë.

Dyshimet e prindërve se vaksina e fruthit mund të shkaktojë çrregullime në spektrin e autizmit te fëmijët, sipas mjekes janë te pabazuara shkencërisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top