Fier, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

 

Edhe në Bashkinë e Fierit ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60. Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

Mësohet se në KZAZ-në 60 është bërë shpërndarja për 97 qendrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qendrat e votimit në njësitë administrative. Nga ana tjetër në orën 12:00 ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë e tjera të qarkut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top