Festohet sot Dita e Verës, ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Këtë të enjte Shqipëria është përfshirë nga festime në kuadër të simbolikës së Ditës së Verës. E njohur ndryshe si dita e largimit të dimrit, që në kohët antike 14 marsi ka krijuar tashmë traditën e vet jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos në Tiranë. Disa elementë karakterizues të kësaj festa janë ballokumet dhe vendosja e ‘verores’, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Si çdo vit, edhe këtë 14 mars janë organizuar aktivitete të shumta në Elbasan dhe Tiranë. Për këtë arsye janë marrë disa masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore.

Më konkretisht është vendosur:
1.Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”; –
Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;
Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako
Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top