Festivali i Sanremo-s: Shpallet fituese Angelina Mango

Angelina Mango, 22 vjeç, është fituesja e festivalit të Sanremo-s dhe do të përfaqësojë Italinë në Malmö, Suedi.

Angelina u shpall fituesja e edicionit të 74-të të Sanremo-s me këngën “La noia”, të cilën e kishte shkruar së bashku me Dario Faini dhe Francesca Calearo. Votat e publikut u numëruan për të gjitha netët e e festivalit.

“Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët”, tha Angelina gjatë fjalimit.

Ndërkohë në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinceramente”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top