Festë te City, rikthehet “mjeshtri” që frymëzon Guardiolën

Ndërkohë që tifozët e Manchester City presin zbarkimin e Josko Gvardiol tek ekipi i tyre i zemrës, fituesit e tripletës në sezonin e kaluar kanë njoftuar një rikthim në stafin teknik.

Bëhet fjalë për Juanma Lillon, i cili punoi si ndihmës i Pep Guardiolës në pankinën e Citizens gjatë viteve 2020-2022.

57-vjeçari provoi sezonin e fundit të drejtonte si trajner i parë skuadrën Al Sadd nga Katari. Tani rikthehet sërish në ishull si asistenti i Guardiolës.

Lillo i zë vendin italianit Enzo Maresca, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare me Leicester City. Me misionin për të rikthyer “Dhelprat” në elitën e futbollit anglez.

“Juanma sheh gjatë ndeshjes gjëra që të tjerët nuk arrijnë dot t’i shohin. Ai e kupton futbollin si pakkush, kështu që është personi i përsosur për ta patur në krah.

Unë jam frymëzuar gjithmonë prej tij. Njohuritë që ka për futbollin, inteligjenca dhe humanizmi që posedon e dallojnë atë si një person shumë të veçantë në jetën time.

Ne kemi një ideologji të përbashkët. Ai është një mik, një koleg dhe një person që më frymëzon. Jam shumë, shumë i lumtur që është rikthyer te Manchester City.

I përgatit ndeshjet në mënyrë të mahnitshme. Të gjithë te Manchester City janë të lumtur që Juanma do të jetë sërish pjesë e jona”, theksoi Guardiola.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top