Festë në selinë e PS “Shkodra nuk ra, por u ngrit”

Kryetarët e bashkive socialiste që fituan në 14 Maj në qarkun e Shkodrës kanë folur njëri pas tjetrit nga selia e PS, në daljet përshëndetëse nga selia qark pas qarku. Natyrisht që Benet Beci ka qenë i ftuari i nderit me fitoren në bashkinë e Shkodrës që për herë të parë pas 30 vitesh do qeveriset nga socialistët. Në fjalën e saj, Elisa Spiropali tha se “Shkodra nuk ra, siç po thonë, por u ngrit”.

“Ne i kemi takuar aktivistët dhe i jemi falenderues të gjithë atyre që na janë bashkuar për të vazhduar përpara në të gjithë qarkun Shkodër. Në Shkodër është bërë një fushatë me përulësi, jo siç thonë disa që ka rënë, por është ngritur në një shkallë të re turistik dhe ekonomik. Ne do t’i shërbejmë të gjithëve nga Shëngjini në Velipojë dhe Beneti do ta bëjë Shkodrën kryeqendrën e veriut, portën hyrëse për në Europë” u shpreh Spiropali. Video e plotë më poshtë:

 

https://www.facebook.com/watch/?v=175702128782291

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top