Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigrim kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë.

Gjatë mbërritjes së datës 20 dhjetor 2025, në port janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi.

Bashkë me ta kanë hyrë edhe 74 automjete, 1 automjet në manifest, 1 minivan, 4 minibusë, 24 kamionë, 1 bisarkë, 4 trailerë, 6 furgonë si dhe 2 motoçikleta.

Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të ditëve në vijim, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve të shtohet ndjeshëm me afrimin e festave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top