Fero reagon pas çështjes me Arbenita Ismajli : Mos u viktimizo

Reperi Fero ka folur për herë të parë pas raportimeve se është në paraburgim për 30 ditë pasi ka ushtruar dhu*ë ndaj modeles Arbenita Ismajli.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq. “Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke siellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”- shkruan Fero. Nga ana tjetër modelja shkroi më parë në Instagram Story: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top