Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Fermerë të rrethit të Krujës kanë ngritur shqetësimet se çmimet e karburantit janë ngritur akoma pa filluar lufta në Iran madje ngritje të ndjeshme kanë patur dhe imputet bujqësore të cilat janë ngritur me 30 – 40 për qind.

Kjo ndikon drejtpërdrejtë tek fermerët të cilët shprehen se kostoja vetëm për plugimin e një hektari plugim është ngritur me 5000 lekë të reja po kështu edhe me proceset e tjera kjo ka bërë që kostoja të rritet ndjeshëm e prodhimi të mos e justifikojë koston.

“Sivjet jemi të detyruar të marrim lek borxhe nëpër miq e të afërm e të punojmë tokat, madje disa prej nesh po shesin agregatet se s’kan lek për naftë…Skema e subvencioneve nuk është efikase pasi sasia e naftës që na jep shteti nuk mjafton as për një proces pune jo me për të përballuar të gjithë proceset…Kërkojmë nga shteti të vejë dorë e të ndaloje abuzimin që po behet qofte me naftën e qoftë me imputet pasi ato nuk kane hyre sot në Shqipëri po kane disa muaj e s’ka si ngrihet çmimi në këtë mënyrë për një mall që ka kohë që është magazinuar”, ka thënë një prej fermerëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top