Fermerët e jugut në protestë: Shteti po tallet me ne!

Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë, për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Në një prononcim për mediat, fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet vendase pasi siç deklarojnë ata ndryshe do të falimentojnë pasi të gjitha produktet po ju shkojnë dëm.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë”,- janë shprehur fermerët për mediat.

Fermerët kanë zhvilluar vazhdimisht protesta, për shkak të rritjes së kostove dhe taksave si dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimeve. Në protesta janë përfshirë blegtorët dhe bujqët, të cilët shpesh kanë hedhur edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë revolte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top