Fermerët e fushës së Korçës në protestë, shkak prodhimet e pashitura dhe mungesa e tregut

Fermerët e fushës së Korçës ditën e sotme kanë nisur protestat e tyre. Protesta e tyre vjen pasi fermerët ankohen për prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut për shkak të konkurrencës nga prodhimet e importit.

Gjatë fjalës së tyre ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulëta. Sipas tyre me këto fitime nga shitja nuk nxjerrin as shpenzimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që kanë dalë protestë pasi ata kanë dalë edhe më parë në protestë ndërsa pati edhe gjoba ndaj tyre. Gjobat e vendosura ndaj tyre herën e kaluar nuk janë anuluar sikundër u deklarua dhe ata janë detyruar t’i paguajnë.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top