Fermerët e fushës së Korçës ditën e sotme kanë nisur protestat e tyre. Protesta e tyre vjen pasi fermerët ankohen për prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut për shkak të konkurrencës nga prodhimet e importit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Gjatë fjalës së tyre ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulëta. Sipas tyre me këto fitime nga shitja nuk nxjerrin as shpenzimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që kanë dalë protestë pasi ata kanë dalë edhe më parë në protestë ndërsa pati edhe gjoba ndaj tyre. Gjobat e vendosura ndaj tyre herën e kaluar nuk janë anuluar sikundër u deklarua dhe ata janë detyruar t’i paguajnë.