Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli nis lufta për djalin e sulmuesit

Mbërritja e Harry Kane te Bayern përqendroi mbi të fuqinë e kombinuar të zjarrit të tabloideve të pangopura angleze dhe gjermane. Për të qenë më të saktë, mbi të dhe gjithçka që rrotullohet rreth tij. Pra çdo hap i sulmuesit ndiqet, përforcohet dhe lindin edhe alarme që të bëjnë të buzëqeshësh. “Makthi ynë më i keq” e titulloi “The Sun” në lidhje me familjen e kapitenit të Anglisë, me një lojë fjalësh mes ‘ëorst’ (më e keqja në anglisht) dhe ‘ëurst’ (salsiçe në gjermanisht) të cilat kanë pothuajse të njëjtin prononcim.

Makthi që mund të shqetësojë britanikët është lindja e fëmijës së katërt të Harry Kane dhe Katie. Lindja është e afërt. Lady Kane vizitoi edhe disa klinika në Mynih për të sjellë në jetë fëmijën. E nëse ai do të lindte në Bavari, sipas gazetës angleze, “mund të luajë për Gjermaninë në të ardhmen”. Një Kane (nuk dihet ende gjinia) me fanellën me shqiponjë në vend të tre luanëve? Sakrilegj.

KOMBËSIA
Gjithmonë duke supozuar se “Harry junior ose Harriette”, siç e pagëzon Bild, do të bëhej një sportist i famshëm në të ardhmen, ka shumë pak gjasa që të përmbushë kushtet për përfaqësueset e “deutsch”. Për të pasur shtetësinë gjermane nuk mjafton vetëm vendlindja, është gjithashtu e nevojshme që një pjesë e familjes të ketë të paktën tetë vjet banim në Gjermani. Për momentin nuk është rasti i Kane. E megjithatë, mjafton vizita në një klinikë në Mynih për të përcaktuar një makth vere për tifozët anglezë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top