Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se djali i tij i madh, Donald Trump Junior (i ri) është fejuar me Bettina Anderson, pjesëtare e shoqërisë së lartë në Palm Beach.
Njoftimi u bë gjatë një eventi festiv në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa lajmi u konfirmua më pas edhe nga zëdhënësi i çiftit. Në rrjete sociale u publikua edhe një video ku vetë Trump flet për fejesën.
“Ata shkojnë shumë mirë bashkë dhe përmes meje njoftuan se do të martohen”, deklaroi presidenti, përpara se ta ftonte çiftin në skenë. Don Junior falënderoi publikisht Bettina Anderson për pranimin e propozimit.
Kjo është fejesa e tretë për Donald Trump Junior. Ai ka qenë i martuar për 12 vjet me Vanessa Trump, ish-modele dhe aktore, me të cilën ka pesë fëmijë. Çifti u divorcua në vitin 2018.
Më pas, Trump Junior u fejua me prezantuesen televizive Kimberly Guilfoyle, fejesë që përfundoi vitin e kaluar, rreth kohës kur nisi lidhja e tij me Bettina Anderson.
BREAKING NEWS:
President Trump just announced at the White House that his son @DonaldJTrumpJr and his girlfriend Bettina Anderson are getting married! They just got engaged.
Congratulations to them both. pic.twitter.com/psb38nTGla
— Laura Loomer (@LauraLoomer) December 16, 2025