Faull ndaj Vlahovic, dyshime mbi penalltinë e hequr Juves:“Shtrembërim i protokollit”

Polemikat e Fiorentina-Juventus sillen të gjitha rreth penalltisë së akorduar bardhezinjve e më pas të revokuar nga arbitri pasi pa aksionin në VAR. Është një vendim pak i qartë dhe i destinuar të diskutohet: në minutën e 14-të Dusan Vlahovic hyn në zonën e penalltisë, e kalon Pablo Mari me një goditje shumë të bukur me thembër dhe më pas bie në tokë pasi është tërhequr nga mbrojtësi viola.

Në realitet, të dy lojtarët kanë luajtur me fizikun, duke tërhequr fanellat e njëri-tjetrit, por më keq del serbi që rrëzohet. Arbitri Doveri fërshëllen menjëherë penallti, por pastaj thirret te monitori dhe pas pak sekondash ndryshon mendje, duke njoftuar gjithë stadiumin se kishte qenë Vlahovic ai që kishte kryer faullin e parë.

Penalltia e hequr ndaj Vlahovic ngjall polemika

Duke analizuar aksionin në transmetim direkt, dukej një penallti e qartë për Juventusin, e shkaktuar nga tërheqja e fortë e Pablo Mari ndaj kundërshtarit. Në transmetim në DAZN edhe ish-arbitri Luca Marelli dukej se konfirmonte vendimin e dhënë në fushë nga Doveri: “Në dinamikën e aksionit të dy e tërheqin njëri-tjetrin, si Vlahovic që e tërheq Pablo Marin, por edhe Pablo Mari që kapet. Duke konsideruar që Vlahovic e kishte kaluar tashmë kundërshtarin, do të thosha se bëhet fjalë për një vlerësim thjesht në fushë”. Pak sekonda më vonë megjithatë, drejtuesi i ndeshjes thirret nga VAR për të rishikuar aksionin, mes habisë së përgjithshme.

Vlahovic e Pablo Mari tërheqin njëri-tjetrin në zonë

I mjafton shumë pak për t’u kthyer në fushë dhe për të shpallur me zë të lartë verdiktin e tij: “Pas rishikimit, numri 9 i Juventusit kryen faull”. Ndryshe nga çfarë kishte thënë Marelli, pra, Doveri jo vetëm e rishikon aksionin, por ndryshon edhe mendje për akordimin e penalltisë, duke ia hequr atë Juves. Një interpretim që nuk duket në koherencë për komentatorin arbitral të DAZN, i cili mbetet i habitur: “Është e vërtetë që ka një tërheqje të dyfishtë, por në këto raste lihet vendimi i fushës. Të mbështetësh se tërheqja e Vlahovic ka qenë më e fortë se ajo e Pablo Marit është një shtrembërim nga këndvështrimi i protokollit. VAR pati dyshime dhe ia la vlerësimin e fundit arbitrit të fushës”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top