“Fati” i Belinda Ballukut, Rama mbledh sot grupin e PS

Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët.

Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.

Fatin e saj do ta vendosë kuvendi me shumicë socialiste, i cili do duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë pritet të mësohet sot. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK Kuvendi pritet ta marrë në një prej 2 seancave të ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top