‘Fanella e parë për Edi Ramën’, Zhegrova Juventus: Përfaqësoj gjithë shqiptarët

Edon Zhegrova është prezantuar sot para mediave në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Juventusit.  Sulmuesi kosovar ka folur për emocionet e këtij transferimi të madh dhe njëkohësisht ka zbuluar edhe rolin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në procesin e pajisjes me pasaportë shqiptare.

 


Një nga pyetjet që iu drejtua kishte të bënte pikërisht me marrëdhënien e tij me Ramën dhe ndihmën që ky i fundit i dha për të përfunduar transferimin.

 

“Ai është një mbështetës i madh, një tifoz i madh i Juventusit, dhe për këtë arsye ishte shumë i lumtur dhe krenar. Donte të më jepte gjithashtu edhe pasaportën shqiptare, ndaj më ndihmoi shumë në këtë rast.

 

Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ai ma dha këtë pasaportë meqë unë përfaqësoj edhe të gjitha komunitetet shqiptare. Për mua kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe, po, sigurisht, ndoshta do t’i jap edhe fanellën time të parë”, u shpreh Zhegrova.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top