Familja Mbretërore njofton për fejesën e Princ Lekës me Blerta Celibashin

Princ Leka II është fejuar me Blerta Celibashin të shtunën e 11 tetorit.

 


Kështu ka njoftuar Familja Mbretërore Shqiptare, ku thanë se Ceremonia e fejesës është mbajtur në jug të Shqipërisë, në një atmosferë të ngrohtë familjare dhe në praninë e miqve të ngushtë të çiftit.

 

“Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.

 

Princi Leka II, i njohur si trashëgimtari i fronit të dikurshëm mbretëror shqiptar, ka qenë më parë i martuar me Elia Zaharian, me të cilën është ndarë në vitin 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top