“Pas pesë sezonesh te Juventus, pesë vjet në Torino, dua t’ju përshëndes dhe ju falënderoj. Të gjithë ju që keni qenë aty për mua. Klubi dhe i gjithë stafi. Dhe ju tifozë, gjithmonë të afërt dhe shumë të dashur! Faleminderit për gjithçka Juventus, lamtumirë dhe fat të mbarë”: me këtë mesazh në Instagram, të shoqëruar me një video të shkurtër, Adrien Rabiot u jep lamtumirën përfundimisht bardhezinjve. Kontrata e mesfushorit ka skaduar më 30 qershor dhe ai nuk ka rinovuar kontratën me klubin e Continassa. Tani ai është në kërkim të një ekipi, ka zëra për një qëndrim në Itali mes Inter dhe Milan, ose mundësia për të shkuar në Spanjë te Real Madrid.
Fjalët e Rabiot kanë përçarë tifozët bardhezinj, të cilët e mbuluan me mesazhe francezin për ta falënderuar ose, në disa raste, për ta qortuar për zgjedhjen e tij për të mos rinovuar me Juventus: “Është turp… për një herë mund të ishe treguar i lidhur me fanellën”, një nga përgjigjet më kritike për postimin e tij. E përsëri: “Mund t’ia kishe kursyer vetes postimin”. Një pakënaqësi e krijuar për shkak se francezi ishte beniamini i tifozëve bardhezinj, që prisnin tjetër vendim nga Rabiot.