Faktor i rëndësishëm në qarkun e Shkodrës/ Sa këshilltarë bashkiakë mori PSD në zgjedhjet e 14 Majit

Ka përfunduar numërimi për këshilltarë bashkiakë në Shkodër, ku PS ka qenë lehtë në avantazh në krahasim me koalicionin Bashkë Fitojmë, por edhe PSD-në e Tom Doshit, e cila në disa prej qyteteve të veriut ka marrë një mbështetje të madhe.

Në Shkodër Doshi ka siguruar 12 mandate në këshillin bashkiak, në raport me 18 që ka Partia Socialiste, 13 Bashkë Fitojmë, dhe 5 Partia Demokratike. Me një mandat do të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak të Shkodrës edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Fryma e re Demokratike.

Sa i takon garës për kryetar bashkie, Benet Beci arriti që të triumfonte për herë të parë për socialistët në Shkodër, me një diferencë të madhe votash, afro 12 mijë, në raport me kundërshtarin e tij Bardh Spahia

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top