Fajtor për 34 akuza, Trump: Do ta apeloj vendimin, gjyqtari ishte një tiran

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati presidencial për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump, u shpall fajtor për 34 akuza në një gjyq historik në SHBA.

Juria e Gjykatës Federale në Manhatan e ka shpallur 77-vjeçarin fajtor edhe për falsifikimin e të dhënave tatimore për të ndikuar në zgjedhje.

Gjykata e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke fshehur një pagesë ndaj aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila rrëfeu se ka kryer marrëdhënie intime me ish-Presidentin dhe është paguar në këmbim të heshtjes së saj.

Në një fjalim të gjatë 40 minuta, Donald Trump konfirmoi se ka në plan të apelojë dënimin e dhënë ndaj tij.

“Do ta apelojmë këtë poshtërsi. Gjyqtari nuk na lejoi të kishim dëshmitarë, nuk na lejoi që të flisnim, nuk na lejoi fare që të vepronim. Ishte një tiran i vërtetë”, tha Trump.

Donald Trump theksoi se 34 akuzat ndaj tij tingëllojnë më keq sesa janë:

“Falsifikimi i të dhënave tatimore tingëllon keq. Është diçka e keqe për mua, pasi nuk kam pasur probleme të tilla kurrë më parë.

Por, kanë qenë shpenzime të ligjshme dhe të dokumentuara si të ligjshme. Një llogaritar i ka mbajtur të gjitha shënim dhe gjërat janë bërë pa dijeninë time”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top