“Fajin e ka Szczesny”: Cikalleshi i hidhëruar nga humbja, Asani e Mihaj të sigurtë se kjo skuadër bind

“Me strategjinë që kishim menduar, të rrinim kompakt në gjysmën e fushës tonë. Besoj se shkoi mirë, me përjashtim të rastit të golit që mund të evitohej. Polonia nuk pati sot rast tjetër, rastet i kishim ne por goli nuk erdhi për mua, Uzunin e Asllanin”. Sokol Cikalleshi ka keqardhjen për humbjen 1-0 në Varshavë kundër Polonisë. Kuqezinjtë e nisën me humbje fushatën eliminatore drejt Euro 2024, edhe pse meritën për rezultatin e patën pritjet shpëtimtare te Szczesny. “Ai gol mund të evitohej, kemi mbrojtur mirë, sulmuar mirë në rastet që patëm. Por Szczesny është një ndër më të mirët në botë e nuk na lejoi sot. Sidomos Asllanin e Uzunin se bënë goditje që mund të përfundonte në portë”.

Cikalleshi tregon edhe se me Uzunin u ndje më mirë përpara, ndoshta edhe sepse ka kohë që i njohin lojën njëri-tjetrit: “Mua Uzuni më ndihmonte se kur merrja topin e dija që ishte në krah. Me Asanin nuk është se u shërbyem shumë. Por isha më i pozicionuar nga Uzuni, pasi prisnim krosimet nga Asani. Me Uzunin kam pasur kombinime të mira gjatë lojës”, tha Cikalleshi.

GJASULA: “NUK DUHET TA PËSONIM ATË GOL”
“Goli që pësuam ishte nga një faull. U kthye topi, shkoi në shtyllë, nuk duhet ta pësonim atë gol. Nuk ishte çështje skeme. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë me topin”. Klaus Gjasula kritikon veten për golin e pësuar. Mesfushori nuk besoi se Sëiderski mund shtynte topin në rrjetë atë rast, duke mos preferuar sparkatën. E megjithatë e ardhmja duket pozitive për të: “Unë jam shumë optimist për ndeshjet e ardhshme. Barazimi do të ishte më mirë, por kështu është futbolli. Në të ardhmen do të bëhet akoma më mirë dhe do të jemi optimistë të gjithë bashkë”.

MIHAJ: DUA TA FALËNDEROJ TEKNIKUN SYLVINHO
“Jam i mërzitur për rezultatin, bëmë paraqitje të mirë, ndonjëherë është dhe fati dhe momenti i ndeshjes. Polonia na shënoi një gol në minutat e fundit të pjesës së parë. Mund të kishim shënuar, por kështu e ka futbolli”. Enea Mihaj ishte protagonist i një ndeshje shumë të mirë. Mes tij e Kumbullës u zhduk edhe një si Lewandowski. Mbrojtësit që vjen nga kampionati portugez iu dha shansi nga Sylvinho, pas dëmtimit të Ismajlit: “Dua ta falënderoj teknikun Sylvinho. Për mua rëndësi ka të fitojë Kombëtarja. Ai më dha shansin sot, u mundova të bëj një ndeshje të mirë dhe të ndihmoj ekipin. Rezultati nuk ishte i duhuri, por duhet të vazhdojmë përpara”, u shpreh Mihaj.

ASANI: MË KANË THËNË ËSHTË TRAJNER I MADH
“Kisha shumë emocion para ndeshjes, më kanë folur lojtarët që ta marr me qetësi se do të ishte pak e vështirë. Jemi të mërzitur, se pësuam një gol që me pak vëmendje mund të ishte ndryshe. Futbolli është kështu. Kemi bërë një ndeshje të mirë e duhet të jemi krenarë se kishim raste për shënim”. Jasir Asani nuk arrin t’i gëzohet plotësisht debutimit me kombëtaren, për shkak të humbjes së pësuar. 27 vjecari, ish-sulmuesi i Partizanit, ka treguar edhe raportin e krijuar me teknikun Sylvinho: “Trajneri më ka folur gjatë javës, kam pasur shokë skuadre që kanë qenë lojtarë me të. Më kanë thënë që është pozitiv e trajner i madh. Ai më ka folur që të jemi me qetësi e të kontrollojmë emocionet. Jam i lumtur, sidomos kur mora ftesën, ishte një emocion i paparë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top