Fagioli, zbulohen ndeshjet për të cilat kishte vënë bast: Juventus nuk i ul rrogën

Një ditë pas skualifikimit për çështjen e basteve – shtatë muaj, 12.500 euro gjobë dhe 5 muaj dënime alternative – pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Federale, Nicolò Fagioli u paraqit në Continassa. Mesfushori mori pjesë rregullisht në stërvitjen e Juventus, e cila po përgatitet për ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje në San Siro kundër Milan. Gjatë pezullimit, mesfushori do të vazhdojë të punojë me bardhezinjtë, duke luajtur edhe ndeshje kontrolli, do të marrë pagën pa asnjë zbritje. Ndërkohë, ai do të vazhdojë rrugën terapeutike tashmë të nisur, ku përfshihet edhe roli i tij si një dëshmitar për FIGC kundër ludopatisë.

Ndërkohë, detaje të reja dalin nga jeta e tij si bastvënës, për emrin e tij në platformën Treema (“XFarenz” apo “XFarenzo!), siç raporton Corriere della Sera, për të mos u gjurmuar. Për rolin e mamasë së tij, e cila fillimisht e këshilloi të kërkonte trajtim në Sert në Kremona (“kam shkuar atje disa herë”) dhe më pas mori kontrollin e llogarive të tij. Mbi rolin e Tonali, i cili e bëri të regjistrohej në një faqe të paligjshme bastesh (“Dëgjova se kishte shumë borxhe kumari”). E mbi ndeshjet e luajtura: “Kurrë për Cremonese apo Juventus”.

 

NDESHJET E LUAJTURA
Në FIGC, Fagioli tha se ai ka vënë bast “për Torino-Milan më 30 tetor 2022, një bast live. Kam vënë bast për një barazim ose një fitore të Milan dhe kam humbur”. Pastaj “në ndeshjet e Champions Porto-Atletico (nëntor 2022) dhe Real Madrid-Inter (2021) vura bast se ata do të shënonin më pak se 3 ose 4 gola. Unë kurrë nuk kam vënë bast për emrin e golashënuesit ose për rezultatin e saktë”. Borxhi i akumuluar nga lojtari me baste është 3 milionë euro.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top