Fabrizio Romano zbulon tri largimet e ardhshme të Barcelonës

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar tre largimet e ardhshme të Barcelonës në këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona është njëra nga klubet më aktive në këtë afat kalimtar të verës, por më shumë për largime sesa për transferime të reja.

Megjithatë, klubi katalunas ende nuk e ka përfunduar biznesin e largimeve dhe sipas Romanos, ata do t’i largojnë edhe tre lojtarë së shpejti.

I pari është Vitor Roque do të transferohet në Real Betis në formë huazimi, potencialisht deri në vitin 2026, ku Barça do të kishte mundësinë ta ndërpresë atë në fund të këtij sezoni.

I dyti pritet të Mikayil Faye, i cili pritet të nënshkruaj për skuadrën e Ligue 1, Rennes, ku Barça do të mbante një klauzolë rikthimi.

I treti do të jetë Clement Lenglet që do t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi deri në fund të sezonit. Skuadra e La Ligës pritet të paguajë pjesën më të madhe të pagës së francezit, teksa Barça do të zgjasë kontratën e tij.

Të gjitha këto marrëveshje pritet të realizohen në ditët në vijim. Ansu Fati, Eric Garcia, Pablo Torre, Hector Fort dhe Alex Valle gjithashtu mund të largohen para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

Më herët, Barcelona u nda me Ilkay Gundogan, Sergi Roberto, Julian Araujo, Marcos Alonso, Oriol Romeu, Sergino Dest, Chadi Riad dhe Marc Guiu. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top