F1/ Verstappen një ‘marsian’, Red Bull dominon në Jeddah: sensacional debutuesi i Ferrarit Bearman

Max Verstappen nuk ndalet më. Holandezi i Red Bull dominoi edhe GP e Arabisë dhe tashmë është në arrati në Botërorin 2024 të Formula 1. Asgjë për të bërë nga askush edhe në Jeddah. Garë e dominuar përpara shokut të skuadrës Sergio Perez dhe Ferrarit të Charles Leclerc. I katërti u rendit Oscar Piastri me McLaren, i pesti Fernando Alonso me Aston Martin dhe i gjashti George Russell me Mercedes. Sensacional djaloshi i ri i skuderisë Ferrari Oliver Bearman, i cili në debutimin e tij në një GP u pozicionua në vendin e 7 përpara Lando Norris dhe Lewis Hamilton.

Red Bull mbylli kështu një tjetër fundjavë të komplikuar duke i heshtur të gjithë në pistë me fitoren e dytë në dy gara të Max Verstappen dhe Sergio Perez (të shkëputur trembëdhjetë sekonda e 643 të mijëta) për të përfunduar me suksesin e dyfishtë si në hapje të sezonit në Bahrein. Edhe Ferrari përsëritet: i treti sërish, këtë herë me Charles Leclerc (+18.639) i cili e nisi nga vija e parë dhe regjistroi xhiron më të shpejtë të garës pikërisht përpara flamurit me kuadrate. Vendi i katërt për një Oscar Piastri të organizuar që parapriu Fernando Alonso, George Russell dhe Oliver Bearman.

Piloti debutues i Ferrarit përfundoi në vendin e shtatë, duke markuar me pikë debutimin e tij në një GP në Formula 1. Bearman mori vendin e liruar nga Carlos Sainz, i cili e kishte mbyllur i treti një javë më parë në Bahrein. Pothuajse nëntëmbëdhjetë vjeçari Bearman i parapriu Lando Norris, Lewis Hamilton dhe Nico Hulkenberg në vijën e finishit (një paraqitje e shkëlqyer e gjermanit me Haas), të cilët vulosën dhjetëshen e parë dhe zonën e pikëve në këtë renditje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top