F1/ Verstappen merr pole-position në Sprint: zhgënjime për Perez e Piastri në Austin

Pole position në Sprint për Max Verstappen në Austin. Kampioni i trefishtë i botës përfundoi misionin me një kohë prej një minute, 32 sekonda dhe 833 të mijtat. Vijë e parë edhe për George Russell, që do të niset në krah të Verstappen. Ferrari niset nga vija e dytë me Charles Leclerc, i cili është i shoqëruar nga një Lando Norris zhgënjyes. Në vijën e tretë niset Carlos Sainz dhe surpriza Nico Hulkenberg me Haas, të fuqizuar nga poëer unit Ferrari. Nga vija e katërt do të nisen Lewis Hamilton me Mercedesin tjetër dhe Kevin Magnussen, i cili plotëson të premten e shkëlqyer të Haas në garën e tyre në shtëpi (një nga tre në fakt, bashkë me Majemin dhe Las Vegas).

PIASTRI KATASTROFË
Q3 dhe dhjetëshja më e mirë e kualifikueseve për Yuki Tsunoda me VISA Cash App RB dhe për një Franco Colapinto gjithnjë e më bindës me Williams, të fuqizuar nga Mercedes. Jashtë në Q2 mbetet Sergio Perez me Red Bull. Edhe më befasuese është eliminimi në Q1 i Oscar Piastri, i cili në fazën fillestare të kualifikueseve kishte regjistruar një kohë të shtatë që u anulua menjëherë për shkelje të track limits.

SAUBER, TË FUNDIT
Nga vija e gjashtë do të nisen pilotët e parë që mbetën jashtë Q3, përkatësisht Perez me Red Bull (përsëri larg nga shoku i tij i skuadrës) dhe Pierre Gasly me Alpine. Pas tyre, vija e shtatë është monokolor (i gjelbër) me Aston Martin, ku Lance Stroll është përpara Fernando Alonso. Vija e tetë për ri-debutuesin Liam Laëson (VISA Cash App RB) dhe – siç u tha më sipër – për Piastri. Nga vija e nëntë dhe e parafundit do të nisen Esteban Ocon me Alpinen e dytë dhe Alexander Albon, i cili pati një rrotullim të plotë dramatik me Williams-in e tij gjatë sulmit të fundit për kohën më të mirë. Vija e dhjetë dhe e fundit, ashtu si pritej, për dy Sauber Stake F1 me Valtteri Bottas dhe Guanyu Zhou.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top