F1/ Kryevepër e Sainz në Singapor: Ferrari kthehet te fitorja e shemb pathyeshmërinë e Red Bull

Kryevepër e forcës dhe taktikës nga Carlos Sainz, që fiton GP e Singapor, duke thyer hegjemoninë e Red Bull. Spanjolli kryeson që nga fillimi drejt flamurit me kuadrate, duke shfrytëzuar në maksimum formën e tij fantastike. Piloti i Ferrari pozicionohet përpara Lando Norris dhe Leëis Hamilton në vijën e finishit. Krejtësisht i pafat George Russell, që doli nga gara në xhiron e fundit, pasi ishte për një kohë të gjatë rivali kryesor i spanjollit.

Sainz luajti në mënyrë strategjike në fund me gomat tashmë të mbaruara, duke e mbajtur kompakt me gjakftohtësi të madhe grupin pas tij. Spanjolli i lejoi kështu ndjekësit më të afërt dhe ish-shokut të skuadrës Norris mundësinë për të përdorur DRS për t’u mbrojtur nga Mercedes. Kjo është fitorja e parë e Ferrari që nga GP e Austrisë në vitit 2022 dhe e para nën drejtimin e Vasseur. I nisur me gomat e buta, piloti tjetër i Ferrari, Charles Leclerc, rrëmbeu menjëherë pozicionin e dytë nga Russell në start dhe më pas vrapoi duke “mbuluar” Sainz për të gjithë pjesën e parë të garës në Marna Bay.

 

Në fund, piloti nga Principata pati një krizë gomash dhe duhej të kënaqej me vendin e pestë përpara Max Verstappen. Kampioni i botës dhe shoku i tij i skuadrës Sergio Perez rrezikuan me gomat e forta në fillim, por duhet të kënaqen me vendin e pestë dhe të tetë në fund. Red Bull humbi kështu serinë e pamposhtur, që filloi një ditë pas fitores së Russell në GP të parafundit të sezonit të kaluar në Brazil.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top