F1, F2001 e Michael Schumacher shitet në ankand për 18,17 milionë dollarë

Ferrari F2001 e drejtuar nga Michael Schumacher gjatë sezonit që i dha atij titullin e katërt botëror (të dytin me Ferrarin) është shitur në ankand për 18,17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro), duke vendosur një rekord të ri për një makinë njëvendëshe të drejtuar nga piloti gjerman, i cili është zhdukur nga skena publike pas aksidentit me ski në dhjetor të vitit 2013. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2022 me 13,2 milionë dollarë (11,6 milionë euro) për F2003-GA.

Shitja u bë në ankandin e organizuar nga RM Sotheby’s, pak para sesioneve kualifikuese të Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1. Dhe pikërisht GP e Monakos ishte një nga garat e fituara nga shasia 211, ajo e cila ishte protagoniste e ankandit, përveç fitores në Hungari, ajo që i dha Schumit sigurinë matematikore të titullit botëror. Atë vit Ferrari fitoi gjithashtu edhe kampionatin për konstruktorë.

F2001 e sapo shitur është makina e katërt më e shtrenjtë në histori për sa i përket makinave njëvendëshe të Formula 1: në krye të renditjes qëndron Mercedes W196 R Stromlinienwagen e vitit 1955, e drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss, e shitur në fillim të këtij viti për 54 milionë dollarë (47,5 milionë euro).

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top