F1/ Antonelli në histori: fiton në Monza pasi u nis nga fundi: Ferrari një katastrofë

Apoteozë për pilotin Kimi Antonelli në Monza. I nisur nga rreshti i parafundit, lideri i Kampionatit Botëror realizon njëzet e gjashtë parakalime dhe fiton Çmimin e Madh të Italisë, duke parakaluar, tre xhiro para fundit në Variante Ascari, Mercedesin e George Russell, të njëjtin model si i tij. Kimi kishte tentuar ta parakalonte Russell edhe katër xhiro para fundit, por përfundoi në zhavorrin e zonës së shpëtimit te Prima Variante.

Në vendin e tretë të podiumit u rendit Max Verstappen, përpara dy McLarenëve të Lando Norris dhe Oscar Piastri. Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në Monza, gjashtëdhjetë vjet pas suksesit të Ludovico Scarfiotti me Ferrari. Antonelli bëhet piloti më i ri që fiton në Monza, i pari italian që fiton shtatë Çmime të Mëdha në një sezon të vetëm dhe barazon Russell sa i përket fitoreve në Kampionatin Botëror.

E dielë e zezë për Ferrarin: Charles Leclerc u përfshi në një aksident në kthesën Parabolica/Alboreto në fund të xhiros së dytë, ndërsa piloti nga Monako po përpiqej të mbrohej nga Oscar Piastri. Aksidenti shkaktoi ndërprerjen e garës me flamurin e kuq.

Pas një kalimi në qendrën mjekësore të pistës, Leclerc u kthye në bokse, me disa dhimbje muskulare, por në thelb i padëmtuar. Lewis Hamilton nuk arriti më shumë se vendi i gjashtë. Në frenimin për Prima Variante, në nisjen e parë, ai tentoi të sulmonte Leclerc në hyrje të shikanit, por më pas u detyrua të zgjerojë trajektoren dhe përfundoi mbi zhavorr në dalje.

Pas Hamilton, dhjetëshja e parë në Monza vijon me Pierre Gasly në vendin e shtatë, i cili ishte nisur nga pole position. Pas tij u rendit gjithnjë e më bindshëm debutuesi anglez Arvid Lindblad, i cili, në drejtimin e Racing Bulls, la pas Alpine-n e dytë të Franco Colapintos. Ky i fundit përfundoi në ngjitje një garë që e kishte nisur me një dalje në zhavorr mes dy kthesave Lesmo. Vendin e dhjetë e mori Yuki Tsunoda me Racing Bulls-in tjetër, por piloti japonez është nën hetim për një shkelje të procedurës së nisjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top