“Evropa duhet t’ju dëgjojë”/ Eurodeputetja Cristina Guarda vjen në Tiranë për t’iu bashkuar protestuesve

Eurodeputetja Cristina Guarda do të udhëtojë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestave qytetare, të cilat prej 26 ditësh zhvillohen në mënyrë paqësore me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Guarda vlerëson mobilizimin e protestuesve. Ajo thotë se mënyra paqësore e reagimit të qytetarëve shqiptarë përbën një shembull edhe për Evropën. Sipas saj, institucionet evropiane duhet të dëgjojnë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem në Shqipëri, në shesh me ju. Falë edhe amendamentit të propozuar nga ne, ‘Të Gjelbrit’, Evropa i ka bërë të qartë Edi Ramës se nuk mund të autorizohen resorte ekstra luksoze pa vlerësime mjedisore dhe pa respektuar standardet evropiane. Së bashku me delegacionin e ‘Të Gjelbërve’ në Parlamentin Evropian do të takohemi me përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve, të cilët prej javësh po zhvillojnë protesta paqësore. Ky është një mobilizim i paprecedentë që kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjojë. Shihemi në shesh”, deklaroi Guarda.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top