Evi Reçi dhe Kledi Hysa rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Artistja Evi Reçi dhe ish konkurenti i “BBVA”,Kledi kanë pranuar së fundmi se janë në një lidhje dashurie. Në një intervistë për “Revistën Who” dyshja kanë folur për momentin e parë të njohjes. Ata kanë treguar se njohja e tyre nisi pasi u takuan në një event në dhjetor të vitit 2021 të Eraldo Rexho.

“Kledi erdhi me Adisin dhe unë me Arjola Shehun. Disa javë më parë Kledi ishte i ftuar në emisionin e saj dhe teksa të dy u përshëndetën, më prezantoi mua me Kledin. Mbrëmja na mblodhi të katërve në një tavolinë ku na bashkuan bisedat për “BBV”, televizionin, muzikën dhe jetën. Kemi qeshur shumë e kemi kërcyer të gjithë bashkë. Atë natë Kledi më bëri “Follow” në “Instagram”, por nuk folëm menjëherë. Ndaj mos mungoni asnjëherë në festat e Eraldos”, u shpreh Evi.

Dyshja u ndalën gjithashtu dhe tek sfidat që kanë hasur në raportin e tyre. “Kur njohja të merrte një formë, kjo ishte pjesa që na shqetësonte më shumë. Ende nuk e dinim ku ishim. Jeta e Kledit kishte ndryshuar në mënyrë radikale pas “BBV”. Kishte ende vëmendjen e publikut, njerëzit e donin shumë.Nga ana tjetër, unë prej kohësh jam pjesë e medias, jam natyrë e përmbajtur në çdo sferë, sidomos në atë personale, kjo natyrisht ngjallte më tepër kuriozitet”.

Ndërsa Kleidi theksoi se nuk u pëlqente të jepnin shumë shpjegime dhe liria e tyre në fillim, ishte paksa e kufizuar: “Neve nuk na pëlqente të jepnim shumë shpjegime, sepse ende ishim duke ndërtuar diçka që nuk e dinim ku do të na çonte dhe çmimi që “paguanim” asokohe ishte të dilnim sa më pak, liria jonë ishte e kufizuar dhe ndërkohë lajmet e portaleve “gëlonin”.

Getinjo konfirmon rikthimin me Vivin

Çfarë ka ndryshuar në jetën e Johnny Depp dhe Amber Heard, një vit pas gjyqit?

Çfarë ndodhi sërish mes Kejvinës dhe Luizit

Robert De Niro reagon ndaj lajmit për Al Pacino

Tom Holland zbulon nëse do rikthehet si Spider Man

Brad Pitt sulmon Angelina Jolie: Donte të më dëmtonte

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top