Eva Longoria largohet nga SHBA pas fitores së Trump: E frikshme

Eva Longoria, ka zbuluar se nuk do jetojë më në Shtetet e Bashkuara, por mes Meksikës dhe Spanjës.

Në një intervistë për revistën franceze Marie Claire, Longoria tregoi se e mori këtë vendim pas “ndryshimit të atmosferës” në vend pas pandemisë së Covid-19, varfërisë dhe taksave të larta, por së tepërmi me rizgjedhjen e Donald Trump.

Ajo gjithashtu shtoi se ishte me fat që mund të largohej, duke thënë: “Shumica e amerikanëve nuk janë kaq me fat. Ata do të mbeten të ngujuar në këtë vend distopik.”
Aktorja e “Desperate Housewives” ka qenë e angazhuar publikisht krah kandidatëve demokratë në nivel kombëtar dhe lokal që nga viti 2012. Ajo mbajti fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike dhe ishte aktive në fushatë për Kamala Harris këtë vit.

Në intervistë, Longoria rrëfeu se u dekurajua nga fitorja e Trump ndaj Harris javën e kaluar. “Nëse ai mban premtimet e tij, SHBA do të jetë një vend i frikshëm,” shtoi ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top