Roma siguron kualifikimin direkt në 1/8-at e Europa League në javën e fundit. Verdhekuqtë barazuan 1-1 në transfertën e Panathinaikos, edhe pse luajtën për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak.
Romanët e nisën mirë takimin, me Lafont që detyrohet të ndërhyjë pas një goditjeje të rrezikshme nga Tsimikas. Megjithatë, në minutën e 15-të vjen episodi që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Karton i kuq direkt për Mancinin, pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.
Grekët përfituan nga epërsia numerike, rritën presionin dhe iu afruan golit në minutën e 37-të me Katris që godeti traversën nga distanca. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrën e Gasperinit të detyruar të mbrohet dhe të sakrifikojë shumë.
Skuadra e drejtuar nga Benitez nuk arriti të rrisë ndjeshëm ritmin e lojë. Por në minutën e 58-të një gabim i rëndë i Ghilardit i hapi rrugën golit të epërsisë për vendasit, të shënuar nga Taborda.
Roma nuk u dorëzua, reagoi me qetësi dhe durim, dhe në minutën e 80-të barazoi falë një goditjeje me kokë të Ziolkowskit. Në minutat e fundit, Panathinaikosi u përpoq me ngurrim të rikthehej në avantazh, por pa sukses.
Roma u kualifikoua në fazën e 1/8-ave si e teta në renditje dhe pret shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës. Kundërshtari pritet të jetë një nga këto skuadra: Brann, Genk, Dinamo Zagreb ose Bologna.
Bologna do të luajë playoff pas fitores 3-0 ndaj Maccabi Tel-Aviv
Bologna, e drejtuar nga Vincenzo Italiano, ëndërroi për disa minuta kualifikimin direkt në 1/8-at. Por në dhjetë minutat e fundit të raundit humbi dy pozicione dhe e mbylli fazën në vendin e dhjetë. Skuadra italiane dominoi ndaj Maccabi Tel-Aviv, duke fituar 3-0 falë golave të Rowe, Orsolini dhe Pobega.
Italianët do të luajnë në playoff si e renditur e dhjeta, ku do të përballen me Dinamo Zagreb ose Brann. Ndërsa në rast kualifikimi në 1/8-at, kundërshtarët e mundshëm do të jenë Roma ose Friburgo.
Olympique Lyon mbyll fazën e grupeve në vendin e parë
Në ndeshjet e tjera, Olympique Lyon, i drejtuar nga Paulo Fonseca, e mbylli fazën në vendin e parë të renditjes, falë fitores 4-2 në shtëpi ndaj PAOK. Francezët përfituan nga një golavarazh më i mirë. Ata lan pas Aston Villa, e cila kishte të njëjtën kuotë pikësh, pavarësisht fitores 3-2 me përmbysje ndaj Salzburg.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera në Europa League
Aston Villa-Salzburg 3-2
65′ Buendia, 76′ Mings, 87′ Xhimoh-Aloba / 33′ Konate, 49′ Jeo
Bazel-Viktoria Plzen 0-1
39′ Panos
Betis-Feyenoord 2-1
17′ Antoni, 32′ Ezalzuli / 77′ Tengsted
Celtic-Utrecht 4-2
6′ Nygren, 11′ (ag) Viergever, 19′ (p) Engels, 66′ Trasti / 44′ De Vit, 63′ Blejk
Crvena Zvezda-Celta Vigo 1-1
89′ Bruno Duarte / 87′ Lopez
Porto-Rangers 3-1
27′ Mora, 36′ Moura, 41′ Bednarek / 6′ Gasama
FCSB-Fenerbahçe 1-1
71′ Cisoti / 17′ Jukshek
G.A. Eagles-Braga 0-0
Genk-Malmö 2-1
45′ (p) Hejmaris, 82′ Karetsas / 4′ Ali
Lille-Freiburg 1-0
90’+2′ (p) Zhiru
Ludogorets-Nice 1-0
42′ Staniç
Olympique Lyon-PAOK 4-2
34′ Himbert, 55′ Merah, 88′ Karabek, 90’+3′ Gomes / 21′ Giakomakis, 69′ Meite
Maccabi Tel Aviv-Bologna 0-3
35′ Rowe, 47′ Orsolini, 90’+4′ Pobega
Midtjylland-Dinamo Zagreb 1-0
49′ Simsir, 74′ Bak
Nottingham Forest-Ferencvaros 4-0
17′ (ag) Otvos, 21′, 55′ Igor Zhezus, 90′ (p) MekAti
Panathinaikos-Roma 1-1
58′ Taborda / 80′ Ziolkowski
Sturm Graz-Brann 1-0
85′ Kiteishvili
Stuttgart-Young Boys 3-2
6′ Undav, 8′ Demiroviç, 90′ Andres / 42′ Gigoviç, 57′ Lauper