Europa League ka tashmë katër skuadrat e saj gjysmëfinaliste. Gjithçka shkoi lehtë për Tottenham Hotspurs, që siguroi kualifikimin duke mposhtur 1-0 Eintracht: vendimtar ishte Solanke me një penallti në minutën e 43-të. Më e vështirë ishte ndeshja për Djajtë e Kuq. United u përmbysën nga Lyon dhe panë veten në disavantazh 4-2 gjatë kohës shtesë. Bruno Fernandes, Kobbie Mainoo dhe Harry Maguire përmbysën gjithçka, duke vendosur rezultatin përfundimtar 5-4 në fund të takimit. Eliminohet Lazio me penallti nga Bodo/Glimt, ndërsa Athletic Club mposht 2-0 Rangers të Nedim Bajramit.
EINTRACHT FRANKFURT – TOTTENHAM 0-1 (1-2)
Nuk arriti të fitonte në shtëpi, por Tottenham ia del në transfertë, mund Eintracht 1-0 dhe siguron gjysmëfinalen. Gjermanët nisën me vrull ndeshjen, por më pas humbën Gotze dhe me të një pjesë të vetëbesimit. Kjo i dha mundësi Spurs-ave të rriteshin dhe të bëheshin të rrezikshëm. Portieri Kauà Santos ishte vendimtar në mbrojtje të portës angleze.
Kur ndeshja dukej se do të shkonte 0-0 në pushim, erdhi një gabim i rëndë nga portieri gjerman. Faull ndaj Maddison (i cili u dëmtua dhe u zëvendësua) në minutën e 43-të, dhe arbitri akordoi penallti. Solanke e realizoi saktë, sipas udhëzimit të trajnerit Postecoglou. 1-0 për Tottenham në pushim.
Në pjesën e dytë, Bentancur ishte pranë golit të dytë, por më pas Spurs u mbyllën për të ruajtur avantazhin. Ata vuajtën shumë në fund, por portieri Vicario ishte shpëtimtar dy herë ndaj Kristensen. Postecoglou bëri ndryshime taktike. Futi Danso dhe nxori Brennan Johnson, duke ngritur një “mur” përpara portës. Strategjia funksionoi, pasi Eintracht nuk arriti të barazojë as gjatë 8 minutave shtesë.
Tottenhami ecën përpara dhe ruan shpresat për të shpëtuar sezonin e tij të dobët përmes Europa League.
ATHLETIC BILBAO – RANGERS 2-0 (2-0)
Athletic Bilbao vazhdon rrugëtimin e tij drejt gjysmëfinales së Europa League duke mposhtur me lehtësi Rangers 2-0. Skuadra baske e nisi ndeshjen me vrull, edhe pse Inaki Ëilliams nuk ishte në formacionin titullar. Dominon vëllai i tij, Nico Ëilliams, që ishte motori i çdo sulmi dhe u tregua i pandalshëm. Rastet e para të rëndësishme erdhën nga Rangers, fillimisht me Kelly dhe më pas Tavernier. Sannadi humbi një rast të mirë, por fitoi penallti në fund të pjesës së parë. Sancet nuk gaboi dhe kaloi Bilbao në avantazh 1-0 në të 48-ën në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Athletic ishte pranë golit të dytë, por edhe rrezikoi nga presioni i Rangers. Dessers gaboi me një roveshatë, ndërsa Raskin goditi shtyllën. Berenguer iu afrua golit. Por në minutën e 80-të ishte Nico Ëilliams që vulosi ndeshjen me golin e dytë. Nuk pati më emocione dhe Athletic feston një kualifikim të merituar në gjysmëfinale.
MANCHESTER UNITED–OLYMPIQUE LYON 5-4 (7-6)
André Onana rikthehet si titullar në një United që ka humbur Zirkzee-n, dhe Red Devils e zhbllokojnë ndeshjen thuajse menjëherë. Mjaftojnë vetëm dhjetë minuta për të goditur Lyon-in, me një aksion të bukur të ndërtuar. Një pasim i gjatë nga mbrojtja për Bruno Fernandes, topi shkon te Garnacho, i cili asiston për Ugarte që realizon për 1-0. Pas këtij momenti, vijnë dhjetë minuta furie nga Lyon, që i afrohet barazimit me Cherki dhe duket se mund ta rihapë ndeshjen. Bruno Fernandes tremb francezët duke goditur traversën me një akrobaci të bukur, dhe në kohën shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i dytë. Një pasim i gjatë nga Maguire, Dalot fiton pozicionin dhe e mposht portierin Lucas Perri (46’).
Në pjesën e dytë, Manchester United është pranë golit të tretë me Garnacho. Ndërsa Onana shpëton portën nga tentativa e Tolisso. Fonseca ndërhyn me zëvendësime që ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Veçanërisht vendimtar ishte futja në lojë e Lacazette që vuri në vështirësi të mëdha mbrojtjen e United. Në minutën e 71-të, Lyon ngushton rezultatin me një gol me kokë nga Tolisso, dhe gjashtë minuta më vonë vjen barazimi. Onana devijon goditjen e Tagliafico-s, por topi ka kaluar vijën fatale para se të ndërhyjë Lacazette. Jemi në 2-2 në minutën e 77-të dhe Lyon është në maksimumin e besimit, duke shpërthyer në krah me Fofana.
United nuk arrin të përfitojë nga kartoni i kuq për Tolisso-n në minutën e 90-të dhe ndeshja shkon në shtesë, ku ndodh gjithçka. Lyon, me dhjetë lojtarë, kalon përpara me Cherki në minutën e 104-t. Më pas arrin 4-2 pasi Shaw ndalon Fofana-n në zonë dhe Lacazette shënon me penallti në minutën e 109-të. Kur gjithçka dukej e përfunduar, një penallti tjetër e rikthen Manchester United në lojë. Bruno Fernandes realizon me qetësi në minutën e 114-të, duke ngushtuar në 4-3. Në minutat e fundit ndodh mrekullia për tifozët në “Old Trafford”, të cilët festojnë përmbysjen totale. Mainoo barazon në minutën e 119-të dhe Maguire vulos fitoren 5-4 në të 121-ën. Manchester United kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League, ku do të përballet me Athletic Bilbao.
LAZIO – BODO/GLIMT 3-1 (3-3)
Pas humbjes në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Baroni humbet edhe kthimin e çerekfinales së Europa League. Ndaj ekipit të Knutsen lazialët mposhten 5-4 pas penalltive dhe largohen nga turneu. Në kohën e rregullt, është Castellanos që zhbllokon ndeshjen në minutën e 20-të me një goditje të bukur me thembër. Ndërsa Noslin barazon rezultatin e përgjithshëm në minutën e 93-të me një goditje të shpejtë në zonë.
Në shtesë, Dia (100′) dhe Helmersen (109′) shënojnë për të çuar gjithçka te penalltitë, ku gabimet e Tchaouna-s, Noslin-it dhe Castellanos-it i kushtojnë kualifikimin Lazios. Bodo/Glimt bëhet klubi i parë norvegjez që arrin në një gjysmëfinale të një kompeticioni të UEFA-s.