Europa League: Hojlund shpëton United, Hummels barazon për Romën në Londër

Mbrëmje e një futbolli të madh me 35 ndeshjet e të enjtes Europiane, mes Europas dhe Conference League. Fitore me përmbysje e Manchester United ndaj Bodo/Glimt. Ruben Amorim e nis mbarë aventurën europiane në pankinën e United. Spektakël në Londër në një Tottenham-Roma që prodhoi 4 gola të shënuar, tre të anuluar dhe 4 shtylla e traversa për një barazim 2-2. Befason Lazio, që në krye të renditjes dështon të shkëputet duke barazuar pa gola me Ludogorets të vendit të parafundit.

Rasmus Hojlund ka qenë shpëtimtari i Manchester United në fitoren 3-2 ndaj Bodo/Glimt, duke i dhënë pak frymëmarrje trajnerit të ri Ruben Amorim pas një ndeshjeje të tensionuar. Dy golat e danezit, që përmbysën rezultatin nga 2-1 për norvegjezët në 3-2 për “djajtë e kuq”, ndihmuan që skuadra angleze të merrte tre pikë të arta në Europa League. Pavarësisht një avantazhi të humbur që në minutën e parë të takimit me Garnaçon, Hojlund siguroi një fitore të rëndësishme për Junajtid, duke qetësuar kështu situatën në klub.

Në një supersfidë emocionuese mes Tottenham dhe Roma, rezultati përfundimtar ishte 2-2, në një ndeshje plot drama dhe të papritura. Son shënoi menjëherë nga penalltia për anglezët, por Ndika barazoi për romanët. Pas një periudhe tensioni, Johnson kaloi përsëri përpara Totenhemin, ndërsa në minutën e parë shtesë, Hummels shënoi golin që siguroi një barazim spektakolar 2-2 për Romën.

Ndërkohë, në sfidat e tjera, Real Sociedad fitoi 2-0 ndaj Ajax, ndërsa një rezultat i jashtëzakonshëm erdhi nga Rangers, që mundën Nice 1-4 në transfertë. Ky sukses i Rangers, me Nedim Bajramin në fushë, ishte një triumf i thellë dhe i papritur.

 

League Stage Europa League

Anderlecht 2-2 FC Porto
Athletic Club 3-0 Elfsborg
AZ Alkmaar 1-1 Galatasaray
Besiktas 1-3 Maccabi Tel Aviv
Dynamo Kyiv 1-2 Viktoria Plzen
Lazio 0-0 Ludogorets Razgrad
Qarabag FK 1-4 Lyon
RFS 0-2 PAOK FC
FC Midtjylland 1-2 Eintracht Frankfurt
FC Twente 0-1 Union St.Gilloise
FCSB 0-0 Olympiacos
Ferencvaros 4-1 Malmo FF
Manchester United 3-2 Bodoe/Glimt
Nice 1-4 Rangers
Real Sociedad 2-0 Ajax
SC Braga 3-0 Hoffenheim
Slavia Prague 1-2 Fenerbahce
Tottenham Hotspur 2-2 Roma

Edhe në Conference Lague pati rezultate të rëndësishme. Chelsea vazhdon të fitojë dhe mban kryesimin me pikë të plota, pas fitores ndaj Heidenheim. Ndalet ndërkohë Jagellonia, 3-3 në transfertë me Celje, ndërsa Lugano befason Gent, i mundur 2-0.

Pas humbjes ndaj Apoel, Fiorentina kthehet te fitorja në Conference League: në Franchi, formacioni viola fitoi 3-2 kundër Pafos, falë golit në minutën e 38′ nga Kouamé, autogolit të Goldar dhe goditjes me kokë të Martinez Quarta në minutën e 72′. Për qipriotët, ishin të pafrytshme golat e realizuar në pjesën e dytë nga Jairo në minutën e 68′ dhe Jaja në minutën e 87′. Me këtë fitore, ekipi i Palladino arrin në 9 pikë, duke qenë 3 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Chelsea dhe Legia Warsaw, dhe siguron të paktën një vend në playoff.

League Stage Conference League

FC Astana 1-1 Vitoria de Guimaraes
Borac Banja Luka 2-1 LASK
Cercle Brugge 2-0 Hearts
Dinamo Minsk 1-2 FC Copenhagen
FC Heidenheim 0-2 Chelsea
FC Noah 0-0 Vikingur Reykjavik
Molde 0-1 APOEL Nicosia
NK Celje 3-3 Jagiellonia Bialystok
Panathinaikos 1-0 HJK Helsinki
St. Gallen 2-2 TSC Backa Topola
TNS 0-1 Djurgaarden
Fiorentina 3-2 Pafos FC
Lugano 2-0 Gent
Mlada Boleslav 2-1 Real Betis
Olimpija Ljubljana 1-0 Larne
Omonia Nicosia 0-3 Legia Warszawa
Rapid Wien 1-1 Shamrock Rovers

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top