Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano mposhti Brann me rezultatin 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it. Skuadra italiane arriti të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave ë Europa League.
Gjatë pjesës së parë, norvegjezët tentuan të vinin në vështirësi skuadrën emiliane pas fitores 1-0 të kuqebluve në takimin e parë. Por në minutën e 37-të erdhi episodi që lehtësoi punën e vendasve. Ndërhyrje e ashpër e Sorensen dhe miqtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq direkt. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë.
Duke përfituar nga epërsia numerike, djemtë e Italianos zhbllokuan sfidën në minutën e 56-të. Gjithçka falë një goditjeje me të djathtën të Joao Mario, që vulosi fitoren 1-0 në ndeshje dhe 2-0 në total në dy takimet.
Në minutat e fundit, Bologna administroi avantazhin dhe trajneri kreu disa zëvendësime për t’u dhënë pushim lojtarëve titullarë. Tashmë, Bologna pret kundërshtarin në 1/8-at e finales, ku mund të përballet me Freiburg ose në një derbi italian me Romën.
Rezultatet e tjera të mbrëmjes në Europa League:
-
FK Crvena Zvezda 0-2 Lille OSC (FT)
-
Ferencvárosi TC 2-0 Ludogorets Razgrad (FT)
-
VfB Stuttgart 0-1 Celtic FC (AP)
-
Viktoria Plzeň 1-1 Panathinaikos FC (FT)
-
Celta Vigo 1-0 PAOK FC (95’)
- Nottingham Forest 1-2 Fenerbahçe SK (FT)
Mbrëmja dhuroi emocione dhe ndeshje të luftuara deri në fund, me disa skuadra që siguruan kualifikimin vetëm pas një beteje të fortë në fushë. Europa League vazhdon të konfirmojë nivelin e lartë të konkurrencës në fazën me eliminim direkt.