Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali

 

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës, duke shkaktuar pasoja të rënda në disa vende. Në Itali, një 47-vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi në Bolonjë, ndërsa një tjetër 70-vjeçar u mbyt nga përmbytjet e papritura pranë Torinos.

Në Turqi, mbi 50,000 persona janë evakuuar si pasojë e qindra zjarreve që kanë përfshirë rajone të shumta, përfshirë Izmirin dhe Manisën. Ndërkohë, në Francë, maja e Kullës Eiffel është mbyllur dhe 1,350 shkolla janë pezulluar për shkak të temperaturave rekord.

Spanja dhe Portugalia kanë shënuar temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin qershor, me 46.6°C në Mora, ndërsa në Itali, 21 qytete janë në alarm maksimal për të nxehtin, dhe punimet në ambiente të hapura janë ndaluar në orët më të nxehta të ditës në disa rajone.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top