Eurodeputetja Guarda vjen në Tiranë për t’iu bashkuar protestës

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, anëtare e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Evropian, ka njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë në ditët në vijim për të ndjekur nga afër situatën në Zvërnec dhe protestat qytetare që prej 26 ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Guarda deklaron se do t’u bashkohet protestuesve për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre, pa ndërmjetësimin e institucioneve, ndërsa përsërit qëndrimin e grupit të saj se projektet turistike në zonat e mbrojtura duhet të respektojnë legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian.

“Falë amendamentit të propozuar nga ne të Gjelbrit, Europa i thotë Edi Ramës se nuk mund të autorizojë një resort luksoz në një zonë të mbrojtur pa vlerësuar dëmet në mjedis dhe pa respektuar ligjet dhe standardet e BE-së. Pas pak ditësh, ne të Gjelbrit Evropianë do të jemi në Shqipëri. Vijmë tek ju për t’ju mbështetur, për të kuptuar më thellë, pa ndërmjetësim institucional, kuptimin e këtyre protestave: mjedisore, njerëzore, kundër korrupsionit dhe për vetëvendosjen e një komuniteti që nuk i nënshtrohet interesave private dhe spekulimeve.”

Vizita e Guardës vjen pak ditë pasi edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus njoftoi se do t’i bashkohet protestës së qytetarëve në Tiranë. Në një postim në Instagram, Paulus e cilësoi mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe mjedisit si një kauzë me rëndësi të veçantë, duke theksuar se synon të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, në funksion të rritjes së vëmendjes dhe presionit evropian ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top