Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Përmes një postimi që ka bërë në rrjetet socilale, Terras tha se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës është e papranueshme. Sipas eurodeputetit, zgjedhja e lirë i përket Kosovës, jo politikanëve në Beograd.
“Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim të qartë: zgjedhja e lirë i përket popullit të Kosovës dhe jo politikanëve në Beograd, ka shkruar Eurodeputeti Terras.
 
				 
								 
															