Eurodeputetët takim me Ramën, Belerit “i mbyllin” derën e Kuvendit

Mbahet sot dhe nesër në Tiranë takimi i 18 i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

Pjesë e eurodeputetëve është edhe Fredi Beleri, i cili nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për mediat në lidhje me takimin me kryeministrin Rama, pjesë e të cilit ka qenë edhe ai.

Ai i është bashkuar me vonesë takimit me grupet parlamentare dhe në momentin që ka mbërritur në Kuvend, e ka gjetur derën të mbyllur. Ka qenë personeli ai që më pas i ka hapur derën duke e lejuar të jetë pjesë e takimit.

Grupi i eurpodeputetëve do të pritën më vonë nga kryetarja e Kuvendit Elis Spiropali dhe në orën 15:15 do të nisë takimi i 18 i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që do të fokusohet në katër tema: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Në pjesën e parë të takimit do të marrin pjesë: znj. Adela Pirdeni, Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Sh. S. Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri; Sh.T.Z. Silvio Gonzato, Ambasadori i Delegacionit të BE-së dhe znj. Silda Anagnosti Çepe, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top