Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve

Euro ka vijuar rënien edhe në këtë javë, duke prekur një rekord të ri historik kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 95.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Monedha europiane ka humbur 1.6% të vlerës që nga fillimi i vitit dhe 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë vazhdimisht në tregun valutor gjatë dy viteve të fundit, duke blerë sasi të mëdha eurosh dhe për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top