Euro 2024, tre nga katër gjysëmfinalistët me shtesa e penallti: Holanda e vetmja e kualifikuar në 90′

Asnjë nga favoritët nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe konfirmuan statusin e tyre, duke mbërritur në gjysmëfinale të Euro 2024, jo pa vuajtje, por gati të rrëmbejnë trofeun në Berlin në 14 korrik. Spanja, Franca, Anglia e Holanda u përgjigjën prezent në takimin me katër më të mirët e kampionatit Europian Gjermani 2024.

RRUGA DREJT KATËRSHES
Holanda triumfoi me përmbysje ndaj Turqisë, i lejoi vetes një pjesë të parë nën ton, rrrezikoi të shkonte nën dy gola, por reagoi me personalitet për të fituar 2-1 në ndeshjen e vetme nga katër që u zgjidh në kohën e rregullt. Tani përballë Tulipanëve do të jetë Anglia, favoritja e madhe e Euro 2024, por që nuk ka bërë asgjë për ta përligjur konsideratën. Tre Luanët u drithëruan jo pak ndaj Zvicrës, duke e çuar ndeshjen në shtesë me goditjen e parë të vërtetë në portë. Te penalltitë pastaj, eksperienca nderoi Southgate, që duhet të bëjë shumë herë më tepër nëse do të kalojë hollandezët e talentuar.

Franca ia doli të hiqte qafe Portugalinë e Ronaldos, por në gjysëmfinale shkoi pa shënuar asnjë gol, me një 0-0 që mbeti në fuqi për 120 minuta dhe u zgjidh me penallti, ku gabimin e vetëm në 10 goditje e bëri Joao Felix. Deschamps mund të mburret që është në katërshe me një gol me penallti e dy autogola, pas 5 ndeshjes, por kur përballë të jetë Spanja, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Sidoqoftë, çerekfinalet nuk patën surpriza në tre nga katër ndeshjet, sepse cilado që do të kalonte triumfuese mes Spanjës e Gjermanisë nuk do të habiste askënd. Madje organizatorët fajësojnë arbitrin Taylor që ndihmoi iberikët të fitonin 2-1 në shtesë, në ndeshjen që ka krijuar më shumë polemika në të gjithë turneun.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top