Euro 2024/ Renditja e vendeve të treta dhe pozicioni i kombëtares tonë

Euro 2024 përfundoi të shtunën në mbrëmje raundin e dytë të fazës në grupe, me 24 skuadrat të cilat përgatiten të luajnë edhe xhiron e fundit përpara se të mësojnë fatin e tyre. Në fazën e eliminimeve direkte kalojnë 16 skuadra, që do të thotë dy vendet e para të të gjashtë grupeve, si dhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet.

Por si paraqitet renditja provizore e skuadrave të vendeve të treta në grup, në të cilën ndodhet edhe kombëtarja jonë, deri tani një ndeshje nga fundi i fazës së grupeve? Më poshtë gjeni edhe renditjen e skuadrave të pozicionuara në vendin e 3 për çdo grup.

Cilat janë kriteret për pozicionimin më të mirë në renditjen e skuadrave të treta në këtë evropian?

Kriteret:

-numri më i lartë i pikëve të fituara në fazën e grupeve;
-diferenca më e mirë e golave në fazën e grupeve;
-numri më i madh i golave të shënuar në fazën e grupeve;
-numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve;
-sjellja më e mirë e lojës së ndershme në grup (çdo paralajmërim: një pikë; çdo përjashtim për karton të dyfishtë të verdhë ose përjashtim direkt: tre pikë);
-pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose barazim nëse përfshihet Gjermania).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top