Euro 2024/ Ndeshja Shqipëri-Kroaci i besohet një arbitri të ri

Të mërkurën në orën 15.00 Shqipëria do të përballet me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024.

UEFA tashmë ka vendosur edhe për arbitrin, i cili do të gjykojë takimin që do të mbahet në Hamburg.

Gjyqtari francez Francois Letexier do të arbitrojë ndeshjen. Kjo është një përballje e rëndësishme të grupit B.

35-vjeçari Letexier ka qenë “bilbil” kryesor në 5 ndeshje të Champions League, 4 ndeshje të Europa League dhe 15 sfida të Ligue 1.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top