Që prej përfundimit të fazës së grupeve të Euro 2024, nuk është folur gjë tjetër veçse për një çekuilibër në tabelën e rrugëtimit drejt finales së Berlinit. Në pjesën e sipërme, Spanja, Gjermania, Franca dhe Portugalia tashmë mund të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale, ndërsa – më shumë sipas stemës së tyre sesa asaj që u pa në fushë – në pjesën e poshtme ka më pak ekipe të akredituara. Në këtë anë të tabelës është Italia, por jo vetëm ajo, sepse aty bën pjesë edhe Anglia e Southgate, e cila sipas Opta Predictor mbetet kombëtarja favorite për triumfin final.
Algoritmi Opta është një model parashikimi për vlerësimin e mundësive të zhvillimit të një kompeticioni, bazuar në llogaritjet statistikore dhe matematikore. Ato marrin parasysh shumë faktorë, duke përfshirë dobësitë dhe pikat e forta të kundërshtarëve, seritë historike, precedentët dhe indekset e performancës. Zhvillimi i kompeticionit është simuluar afërsisht 40 mijë herë duke përcaktuar probabilitetet në përqindje të një rezultati ndeshje për ndeshje. Pavarësisht një faze në grupe nën ton, por sidoqoftë e përfunduar me vendin e parë e pamposhtur (1 fitore, 2 barazime), Anglia është kombëtarja favorite, e dhënë si fituese në finalen kundër Spanjës.
Lexo më tej:Algoritmi Opta luan Europianin: Anglia favorite, Shqipëria nuk kalon grupin
Rendimenti i Italisë, ndërkohë, uli shanset e saj për një kampionat të dytë evropian me 0.1%, duke shkuar nga 5% në prag të kompeticionit në 4.9% pas kualifikimit në Grupin B vetëm në minutën e 98′. Kështu, sërish sipas modelit matematik Opta, pengesa Zvicër në fazën e 16 më të mirave do të kalohet (53% kundrejt 47%), por rruga do të ishte e destinuar të ndërpritet në çerekfinale ndaj anglezëve. Për kompletim, arritja në gjysmëfinale vlerësohet në 23%, finalja 12.8%.
Sipas Opta Predictor këto janë përqindjet e raundit të 1/8 dhe zhvillimi i kompeticionit: