Euro 2024, Franca e Spanja luajnë një vend në finale e në histori: supersfida e parë gjysmëfinale

Finalja e Euro 2024 po afrohet gjithnjë e më shumë dhe sonte një mes Spanjës dhe Francës do të marrë një biletë me destinacion për në Berlin. Kushdo që fiton ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin Allianz të Mynihut, do të garojë për trofeun me fituesin e sfidës tjetër Holandë-Angli. Dy skuadrat mbërrijnë me gjendje shpirtërore të ndryshme në ditën e të vërtetës.

SPANJA
Nga njëra anë është Spanja e De La Fuentes, e cila pasi mundi Gjermaninë e Nagelsmann në kohën shtesë është favorite për të fituar titullin. Furitë e kuqe janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre, kanë treguar në fushë se e merituan këtë gjysmëfinale edhe në ndeshjen ndaj vendasve, pavarësisht polemikave për penalltinë e munguar për shkak të një prekje me dorë nga Cucurella. Spanjollëve nuk u kanë munguar golat dhe loja e mirë gjatë gjithë kampionatit europian, por mund të penalizohen nga tre mungesa të rënda: Carvajal dhe Le Normand të pezulluar dhe Pedri i dëmtuar.

Lexo më tej: Spanja prepotente në gjysmëfinale, de La Fuente: “Skuadra ime është më e mirë, por Franca është e fortë”

Trajneri spanjoll do të luajë një 4-3-3, ky është formacioni që do të dalë në fushë këtë mbrëmje: Unai Simón, Jesus Navas, Nacho, Laporte, Cucurella, Olmo, Rodri, Fabián Ruiz; Yamal, Morata, Nico Williams. Krahasuar me ndeshjen e fundit, Jesus Navas do të marrë vendin e tij në të djathtë të mbrojtjes dhe Nacho si qendërmbrojtës, ndërsa Dani Olmo do të startojë në mesfushë nga minuta e parë. Asgjë nuk ndryshon në sulm, me të njëjtën treshe të rreshtuar ndaj kombëtares gjermane.

FRANCA
Franca e Didier Deschamps, megjithatë, nuk ka shkëlqyer veçanërisht në këtë Euro 2024. Me kampionët në fushë që kanë Gjelat pritej shumë më shumë, sidomos nga sulmi që ende kërkon golin e parë me aksion. Francezët, në fakt, arritën deri në çerekfinale me vetëm tre gola të shënuar, rezultat i një penalltie dhe dy autogolash. Për më tepër, dritat ishin foksuar në më të ndriturin e kësaj skuadre, Kylian Mbappé, i cili deri më tani nuk ka shkëlqyer ashtu siç pritej. Sulmuesi pranoi se nuk ndihet në 100% dhe dëmtimi i hundës e maska mbrojtëse me të cilën është i detyruar të luajë nuk e ka ndihmuar. Por në këtë gjysmëfinale gjithçka mund të ndodhë.

 

Trajneri i kombëtares Deschamps i ka të qarta idetë: “Të gëzojmë faktin që jemi ndër katër më të mirët. Po bëhet zakon të banalizosh këtë lloj rezultati”, tha ai në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Me qetësinë dhe ftohtësinë e zakonshme, Deschamps do të vendosë një 4-3-3 me Maignan në portë, Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez në mbrojtje, Kanté, Tchouameni, Rabiot në mesfushë dhe Dembelé, Kolo Muani, Mbappé në sulm. Konfirmohet kështu mbrojtja që luajti të gjitha ndeshjet dhe që ka pësuar vetëm një gol. Në sulm, balotazh mes Kolo Muani dhe Thuram, me sulmuesin e PSG-së që është në avantazh, ndërsa Griezmann do ta nisë nga pankina.

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top